Serbia vazhdon t’i përcjellë me vëmendje zhvillimet në Kosovë, qëllimi ynë ta mbrojmë popullin tonë.
Kështu , ka deklaruar sot ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë Nebojsha Stefanoviq lidhur me paralajmërimet për formimin e Ushtrisë së Kosovës dhe lidhur me lëvizjet e pjesëtarëve të KFOR-it drejt veriut, transmeton Koha.net.
“Ajo që po bëjnë institucionet e Kosovës shkakton shqetësime te serbët në veri , ndërsa lëvizja e KFOR-it nxit frikë e mosbesim”, ka thënë Stefanoviq.
Ai sot ka marrë pjesë në ushtrimet e njësive të zjarrfikësve dhe të ekipeve shpëtimtare.