Sërish përplasje mes pozitës e opozitës në Komisionin Hetimor për rezerva – VV-ja lëshon mbledhjen

Prishtinë | 28 Shk 2024 | 15:05 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partitë opozitare dhe mazhoranca kanë pasur një përplasje mes vete në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla, raporton Ekonomia Online.

Arsyeja e kësaj përplasjeje ishte mungesa e deputetes së LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili. E mungesa e saj bëri që disa deputetë të pushtetit ta lëshojnë këtë mbledhje, duke bërë që të kritikohet nga opozita. Mungesa e tyre bëri që të dështojë mbledhja e këtij Komisioni.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, tha se LDK-ja ka tendencë prë ta penguar punën e këtij komisioni.

“E kam vërejtur një tendencë të përfaqësuesve nga LDK për pengimin e këtij komisioni”, tha ai, duke e lëshuar mbledhjen.

Bashkë me të doli edhe kolegu i tij partiak, Salih Zyba.

Deputeti tjetër i mazhorancës, Driton Hyseni, tha se nuk pajtohet me mënyrës se si janë ndërtuar pyetjet për këtë çështje.

“Nuk kemi të bëjmë me neglizhencë por me atë se çfarë na ka caktuar kuvendi për të kryer punët tona. Ne kishim përplasje sa i përket listës së pyetjeve. Dy kërkesat qe kanë shkuar njëra Ministrisë e tjetra prokurorisë kanë dal jashtë asaj qe jemi dakorduar këtu në komision”, u shpreh Hyseni.

Ndërsa deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi, tha se kërkesë e saj është vazhdimi i punës së këtij komisioni, pasi afati është i limituar.

“Ky komision hetimor nuk u inicu në emër të timin dhe të Doarsës por u emeru në emër të LDK. Nuk po dua më polemika por dua me vazhdu punën e këtij komisioni. Unë ju lus bashkërisht edhe pozitë edhe opozitë edhe ata që kanë mundësi me ardh me marr pjesë sepse jemi në afate të shkurta. Filma mjaftueshëm kanë ekzistua edhe kur keni mungua edhe kur u themeluar ky komision”, u shpreh ajo.

Ndërsa kryetari i këtij komisioni, Rashit Qalaj, tha se ai do të thërras vetëm edhe një mbledhje.

“Unë do ta thërras vetëm edhe një mbledhje, vetëm edhe një. Është hezitim i deputetëve të pozitës, duke tentuar me gjet çka do. Jemi shumë mbrapa me të gjitha aktivitetet e këtij komisioni. Nëse konsideroni qe nuk ja vlen me u mbajt ky takim unë e qes në votim rendin e ditës”, ka thënë Qalaj.

Të ngjashme