Shahini i ankohet Krasniqit për disa vendime të Qeverisë: Gjendja në veri po i frikëson investitorët

Prishtinë | 09 Nën 2022 | 15:58 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini i është ankuar kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në lidhje me vendimet e fundit të Qeverisë, raporton Ekonomia Online.

Shahini tha se janë kundër Ligjit për përcaktimin e çmimeve, ngase sipas tij, është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ekonominë e lirë të tregut.

Madje ai tha se edhe investitorët e huaj do të largohen shkaku i këtij ligji dhe gjendjes jo të mirë në veri të vendit.

Shahini potencoi se Qeveria nuk ka strategji për dalje nga kriza ekonomike e energjetike.

“Këshilli Ekonomiko Social është funksional vetëm në letër, neve na brengos kjo. Ligji për çmimet tavan është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, në kundërshtim me ekonominë e tregut. Investitorët nuk investojnë këtu ngase nuk duna të kontrollohen nga Qeveria. E kundërshtojmë një ligj të tillë”.

“Çështja në veri na prek të gjithëve, edhe investitorët thonë se në Kosovë mund të ketë luftë, kemi rënie të investimeve, rënie të zhvillimit rreth 3%, neve po na mashtrojnë statistikat”.

“Edhe investimet kanë rënën. Sfidë janë edhe dëmet nga pandemia, nuk kemi marrë fonde në mungesë të projekteve nga institucionet e huaja. Tash edhe kriza, nuk ka strategji për dalje nga kriza, nuk ka strategji për zhvillim, do të kemi krizë energjetike, ku do të pësojnë bizneset”.

Përderisa Krasniqi e ka siguruar Shahinin se do ta kenë mbështetjen e partisë së tij në çdo proces.

Kurse sa i përket ligjin për përcaktimin e çmimeve tha se PDK-ja e përkrah ekonominë e lirë të tregut, raporton EO.

Ai i ka bërë thirrje Qeverisë që të dëgjojë propozimet e tyre për dalje nga kriza.

“Iu përgëzojë për përmirësimin dinjitoz të bizneseve dhe klimën e bashkëpunimit me shumë projekte. Gjatë gjithë kësaj kohe kemi diskutuar me palët, e tash është e domosdoshme të diskutojmë me bizneset dhe e pata me rëndësi të marrë mendimet e tyre për situatën aktuale për rrjedhën e krizës dhe çka duhet të veprojmë. Por këto biznese nuk kanë gëzuar përkrahjen e shtetit”.

“PDK beson te tregu i lirë. Propozimet që i kemi dhënë janë bazë që të tejkalojmë krizën energjetike, Qeveria t’i dëgjojë partitë, e nëse jo t’i dëgjojë ata që e përfaqësojnë zërin e bizneseve”.

Të ngjashme