Shahini për Suzana Manxhukën: Suksesi i dekanes kulmoi me mbylljen e katedrës së Anatomisë

Prishtinë | 12 Pri 2024 | 15:39 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Patologu Labinot Shahini këto ditë ka reaguar ndaj dekanes së Fakultetit të Mjekësisë Suzana Manxhuka-Kërliu e cila nga e premtja shkon në pension, raporton Ekonomia.

Shahini ka thënë se suksesi i saj si dekane me pengimin e avancimit të kuadrave të reja, ka kulmuar me mbylljen e Katedrës së Anatomisë Patologjike.

“ Me propozim të dekanes, vendos që katedrën e anatomisë patologjike të ia bashkangjes një lëndës shumë të vogël një katedrës shumë të vogël histologjisë me embriologji për arsye të mungesës së profesorëve dhe mungesa e profesorëve nuk ka ardhur rastësisht ajo kulmoi dje që kishte qenë qëllimi i dekanes që mos të zgjedh asnjë profesor në anatomi patologjike. Anatomia Patologjike nuk ka mungesë të kuadrove jemi pesë doktor shkence të cilët presim avancimin dhe ne kemi bërë kërkesa të vazhdueshme për me u shpall konkursi që më u avancu stafi por kemi has në rezistencë nga dekanja e fakultetit për mos hapjen e konkursit për avancim të stafit në anatominë patologjike. Nuk e di do duhet ta pyetni atë se pse por kjo vetëm u faktu dje se qëllimi i saj është vetëm mbyllja e katedrës së saj dhe kjo është shumë e mjerueshme një njeri me e mbyll shtëpinë e vetë”, ka thënë Shahini.

Patologu Shahini ka theksuar se fati i mirë i katedrës është se ka kuadër ka pesë doktora shkence ka edhe 3 asistentë tjerë të cilët janë në përfundim të studimeve të doktoratës dhe besoj rektorati është i informuar për gjendjen e katedrës së anatomisë patologjike.

“Fati i mirë i katedrës është se ka kuadër ka pesë doktora shkence ka edhe 3 asistentë tjerë të cilët janë në përfundim të studimeve të doktoratës dhe besoj rektorati është i informuar për gjendjen e katedrës së anatomisë patologjike dhe ka një pozitivitet gjithmonë janë munduar me bë zgjidhje dhe besoj se konkursin e radhës shumë shpejt do të zgjidhen katedrat e rinjë dhe katedra do të kthehet në normalitet, fati i mirë po them se secili prej neve kemi kryer doktoratën jemi pesë doktora shkence në Bashkim Evropian dikush minimumi pesë vite ka që pret dhe dikush dhjetë vite që ka kryer doktoratën nga Zagrebi deri në Hajdelberg dhe pengesat i hasim që dje treguan vendimi i fundit pra i dekanes së fakultetit të mjekësisë është mbyllja e shtëpisë së saj”, ka thënë .

Shahini ka shtuar se mungesa e kuadrit do të ndihet gjithsesi pasi që është zvogëluar fondi i orëve, është zvogëluar fondi i orëve në studime të doktoratës por se beson se shumë shpejtë do të zgjidhet kjo çështje.

“Gjithsesi do të ndihet sepse është zvogluar fondi i orëve, janë zvoglëuar fondi i orëve në studime të doktoratës por besoj që shumë shpejt do të rregullohet kjo çështje me menaxhmentin e ri të fakultetit të mjekësisë dhe sigurisht me rektoratin që gjithmonë kanë qenë pozitiv me shpalljen e vendeve të reja të punës”, ka thënë ai.

Ekonomia Online ka kontaktuar mjeken Suzana Manxhuka- Kërliu dhe e njëjta nuk ka dashur të prononcohet duke kërkuar që një ditë tjetër t’i ipet kjo mundësi pasi që të premten ajo është pensionuar. Ndërkohë ka thënë se përgjigjen më të mirë e ka dhënë shefit i katedrës së Patologjisë, patologu Prof. Asoc. Fisnik Kurshumliu në Facebook. I njëjti ka shkruar se është i lumtur që në mbledhjen e fundit të Këshillit të Fakultetit të Mjekësisë është caktuar shef i katedrës së Anatomisë Patologjike me Histologji.

“Ashtu si të gjithë kolegët e mi akademikë e dinë, rrugëtimin tim e kam filluar në katedrën e Anatomisë Patologjike në vitin 2002 ku kam shërbyer për 15 vite. Rrethanat kanë qenë të tilla që në vitin 2017 jam zgjedhur në katedren e Histologjisë në ndërkohë që tërë bagazhin profesional dhe akademik e kam në fushën e Patologjisë. E falënderoj Dekanen që para pensionimit të saj, më ktheu te rrënjët e mia akademike. Kjo, reflekton sens të kulturës akademike, profesionale dhe njerëzore të saj. Në katedrën e Patologjisë dhe Histologjisë jam i rrethuar me një staf solid të Doktoreve të Shkencës, shumë prej tyre ish studentë të mi, për të cilët shpresoj të angazhohem maksimalisht drejt avancimit meritor akademik të tyre”, ka shkruar Kurshumliu.

Të ngjashme