Shala: Kurti duhet të konsultohet me një “përkthyes” që t’i kuptojë më mirë mesazhet e Amerikës

Prishtinë | 22 Nën 2022 | 12:43 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qëndrimet e ndryshme të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti sa i përket kërkesës për shtyrje të vendimit për targat, eksperti i sigurisë Drizan Shala thotë se nuk janë të arsyeshme, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, po cenohet siguria e përgjithshme në vend dhe po dëmtohen marrëdhëniet me partnerët strategjik.

Shala shtoi se nuk duhet lejuar që të bëhet një hap para e dy hap prapa sa i përket kërkesave të ndërkombëtarëve.

Sipas tij, Kurti nuk është duke i kuptuar kërkesat e tyre, madje ai sugjeron që kryeministri të konsultohet me një “përkthyes” që t’i ketë të qarta mesazhet e Amerikës.

“Mendoj që tentativa për të taktizuar në marrëdhënie ndërkombëtare nga ana e qeverisë së Kosovës, dhe kryeministrit Kurti nuk i shoh të arsyeshme në kontrata të asaj që po cenohet apo lëndohet siguria e përgjithshme në njërë anë dhe në anën tjetër jemi duke i lënduar raportet me partnerët tanë strategjik sepse mos të harrojmë një gjë është kërkesa e dytë që vjen nga ambasadori amerikanë. Nuk duhet lejuar asesei që ne të bëjmë një hap para dhe dy mbrapa në marrëdhëniet ndërkombëtare, e njëjta gjë ka ndodhur mbrëmë kur ambasadori amerikan ka kërkuar nga Kurti që vendimi të shtyhet”.

“Qeveria Kurti t’i bëjë apel mendjes së tyre dhe të marr vendime konkrete në të mirën e Kosovës sepse kërkesat janë të vjetra dhe përgjigjet duhet të jenë të reja ambasada amerikane, Escobar, Blinken janë duke kërkuar që të shtyhet vendimi. Kurti është duke keqkuptuar dhe keqinterpretuar apo është mirë që të konsultohet me një përkthyes shqip-anglisht për ta kuptuar më mirë mesazhet që vijnë Amerika”, tha ai për EO.

Ai shpreson që Kurti gjatë këtyre dy ditëve të arrijë një marrëveshje për targat në mënyrë që të mos prishen edhe më shumë raportet me Amerikën.

“Po shpresoj që kryeministri Kurti do të bëjë veprime të mençura dhe mos të lejoj fare të hyjë në aventura të tjera teknike sepse Qeveria aktuale duke prodhuar veprime teknike që po shkaktojnë pasoja politike dhe këtë ne nuk duhet lejuar sepse këto pasoja po na humbin diskursin e orientimit dhe dëshirën për të arritur cakun e duhur përmes mbështetjes amerikane. ShBA-ja është rrugëdalja jonë  drejt synimeve të cilat ne i kemi dëshiruar dhe aspiruar që nga 99-ta”, tha ai.

Shala theksoi se nëse nuk ka një marrëveshje destabilizimi është i mundur, duke shtuar se mund të ndërhyjë edhe KFOR-i.

Më pas ai thotë se do të krijohej një zonë neutrale ku institucionet e Kosovës nuk do të kishin autorite më në atë pjesë.

“Në rast se nuk kemi ndonjë zgjidhje dhe pozicionimet mbeten të pa lëkundura atëherë do të intervenoj KFOR-i dhe do të krijoj një zonë neutrale në mesë palëve dhe kjo do të shkaktoj pasoja në të ardhmen të sovranitetit, integritetit territorial të Kosovës sa i përket shtrirjes së autoritetit në atë pjesë sepse për atë gjë më pas vendos KFOR-i, dhe do të kërkoj komonenten e EULEX-it se i komponent policore dhe institucionet e Kosovës mund vetëm ta shohin nga një këndë si spektator”, tha Shala për EO.

Të ngjashme