Shala: Për krizën energjetike fajin e ka KEK-u

Prishtinë | 02 Gus 2017 | 10:28 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fajin për kolapsin energjetik ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala ia lë Korporatës Energjetike të Kosovës. Sipas tij kërkesa për shpronësime bëhet nga Korporate Energjetike e Kosovës, pastaj aprovohet nga Ministria e Financave, ndërsa plani i zhvendosjes bëhet nga MMPH.

Ai ka thënë se gjatë një periudhe 2 vjeçare janë ndërtuar 10 shtëpi pa leje në fshatrat Hade e Shipitullë. Shala poashtu ka thënë KEK është vonuar në procesin e shpronësimit dhe marrëveshjet me banorë, raporton Ekonomia Online.

Ai më tej ka thënë se gjatë mandatit të tij janë ndërprerë të gjitha ndërtimet pa leje dhe janë rrënuar ato që kanë qenë në ndërtim e sipër, por që nuk kanë pasur leje. Shala ka thënë se në situatën aktuale të shpronësimit të pronave nuk mund t’i shpejtojnë procedurat pasi kështu është e paraparë më ligj.

Kurse, ministri Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka thëë se janë në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha palët për të mos pasur krizë të furinizmit me energji.

“Pas vendimit që është marr në Qeveri më 21 korrik është hap rrugë që përmes shpronësimit të zgjidhet kjo çështje”, ka thënë Stavileci.

Ai ka thënë se më 10 gusht ku do të mbahet dëgjimi publik secili institucion do të mund të veprojë sipas kompetencave ligjore, dhe se me datë 11 gusht do te merret vendimi për veprim.Sipas tij nuk ka vend për panik pasi edhe për kohën sa ka rezerva siç deklaruar KEK janë në përputhje me afatet ligjore kur mund të fillojë shpronësimi.

Stavileci ka thënë se edhe në variantin më të keq, nëse dështon shpronësimi kanë marr masat për të evituar krizën energjetike.

“Duke ditur që ato që janë ngritur në opinion nga KEK nuk ka nevojë për panik dhe këto mund të jenë në proporcion kohor të mos ketë krize. Por edhe në rast të krizave i kemi marrë të gjitha masat që të mos ketë mungesë me energji”, ka thënë Stavileci.

Ndërsa, kryeministri, Isa Mustafa ka thënë se janë duke marr të gjitha masat ligjore që kjo çështje të zgjidhet. Sipas tij nuk do të ketë hyrje në prona jashtë ligjeve.

“Na i kemi marr të gjitha masat që të mos humbin energji sepse është kosto shumë e madhe për vendin. Me KEK-un dje kemi diskutuar që të bisedojnë me qytetarët të negociojnë. Në këtë rast qytetarët me vendimin e tyre do i ndihmonin edhe vendit edhe KEK-ut”, ka thënë Mustafa.

Të ngjashme