Shala: Qytetarët tashmë janë përcaktuar fuqishëm që kjo qeveri e ardhshme e Kosovës, duhet të dal nga Programi Rimëkëmbje

Prishtinë | 28 Jan 2021 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i PDK-së për deputetë Ferat Shala, gjatë së mërkurës së bashku me kandidatët për deputet nga PDK-ja kanë zhvilluar takime me qytetarët e Vasilevës, të Poklekut të Ri dhe të Poklekut të Vjetër.

Postimi i plotë:

Bashkë me kolegët kandidatë për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës nga komuna e Drenasit, zhvilluam mbrëmë disa takime shumë të frytshme me qytetarë të Vasilevës, të Poklekut të Ri dhe të Poklekut të Vjetër.

Zëri kritik i qytetarëve për ndryshime të domosdoshme në qeverisjen e vendit, u konfirmua zëshëm edhe mbrëmë. Qytetarët duan që vendit tonë t’i rikthehet shpresa e humbur; duan një qeveri të re, të përgjegjshme dhe të guximshme; një qeveri që di dhe mundet të marrë vendime të duhura për sfidat e mëdha që na presin.

Qytetarët tashmë janë përcaktuar fuqishëm që kjo qeveri e ardhshme e Kosovës, duhet të dal nga Programi #Rimëkëmbje, të cilit po i prinë kryeministri i ardhshëm i Kosovës. z. Enver Hoxhaj.

#Rimëkëmbje #FeratShala14

Të ngjashme