Shasha akuzon Listën Serbe për sulmin ndaj gazetarit Nenad Milenkovic

Prishtinë | 28 Pri 2020 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Gazetarit dhe pronari i Televizionit Puls, Nenad Milenkovic, dje është sulmuar në Mitrovicën e Veriut.

Sipas raportimeve, Milenkoviç është sulmuar nga katër persona të maskuar para ndërtesës komunale të Mitrovicës së Veriut. Milenkovic ka marrë tretman mjekësor, pas goditjeve që ka pësuar në kokë dhe trup.

Por që njohësi i çështjeve politike Demush Shasha për sulmin ndaj gazetarit Milenakovic po e akuzon Listën Serbe, sipas Shashës ky sulm është sulm ndaj fjalës së lirë dhe llogaridhënies gjë që Lista Serbe mundohet ta fhsehë me çdo kusht.

Postimi i plotë

Lista Serbe nuk është e dhunshme vetëm ndaj shqiptarëve. Nuk ka problem ajo me shqiptarë. Ajo ka problem me çdo kënd i cili beson në tolerancë, të drejtat e njeriut, fjalën e lirë dhe drejtësinë. Prandaj, ata pengojnë zgjedhje të lira, frikësojnë popullatën dhe krijojnë mjedis ku qytetarët ekzekutohen. Në këtë drejtim, Lista Srpska është vetëm reflektim i mendësisë së Vuçiqit në Beograd.

Paramendo me shku në komunë dhe me të prit te komuna 4 veta me maska e me të rreh në pikë të ditës. Ky është përkufizim i një pushteti kriminal dhe politik.

Kjo i ka ndodh Nenad Milenkoviqit. Pronar i RTV Puls në Veri të Mitrovicës. Nenadi është ndër serb të pakët të cilët hapur e akuzojnë Listen Srpska për kriminalizimin e veriut. Ai ka dashur të dorëzoj dokumentacionin e nevojshëm për të garuar në tenderin publik për ndërtimin e banesave në pjesën veriore të Mitrovicës. Nenadi e ka kuptuar që tenderi publik është çdo gjë përveç publik.

Në Prishtinë ka shumë pak vëmendje publike për kushtet kriminale të jetesës së qytetarëve në veri. Mendoj se përveç fuqizimit të aspektit të sigurisë në veri, vëmendje dhe fonde shumë më të mëdha duhet të vihen në dispozicion akterëve lokal në veri – mediave të pavarura dhe shoqërisë civile me qëllim të fuqizimit të demokracisë, rritjes së llogaridhënies dhe fjalës së lirë. Ky është armiku më i madh i Listes Srpska.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme