SHBA i dhuron Shqipërisë 32 mijë teste për COVID-19

Prishtinë | 16 Gus 2020 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kanë dhuruar Shqipërisë 32 mijë teste për COVID-19.

Lajmi është konfirmuar nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Testet do të shkojnë në Institutin e Shëndetësisë Publike dhe në Spitalin Nënë Tereza gjatë kësaj jave.

Në mesin e dhuratave që SHBA i ka bërë Shqipërisë, ishte edhe një makinë e automatizuar nxjerrëse që pastron ARN-në duke mundësuar përpunimin e më shumë testeve.

“Aleatët gjithmonë e ndihmojnë njëri-tjetrin në kohë nevoje”, shkruan Kim.


Të ngjashme