ShBA-ja i kundërshton, BE-ja synon të bëhet me klimë neutrale deri në 2050

Prishtinë | 30 Nën 2018 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi Europian thotë se po synon të bëhet ekonomia e parë kryesore që do të bëhet me ”klimë neutrale” deri në vitin 2050.

Termi ”klimë neutrale” përdoret për të përshkruar arritjen e emetimit zero të karbonit.

Sipas planit, emetimet e gazrave në serrë pas kësaj date do të duhej të kompensoheshin duke mbjellë pemë ose duke vendosur gazrat në nëntokë, njofton Klan Kosova.

Presidenti amerikan Donald Trump ka dalur kundër projektit duke akuzuar shkencëtarët për ndryshime klimatike se kanë agjendë politike sa i përket kësaj strategjie madje ka ëë dyshime duke thënë se ndryshimet klimatike shkaktohen nga veprimet njerëzore.

Por është politikani belg i cili eksploron gjendjen e strategjive europiane, Guy Verhofstadt ai cili i është kundërpërgjigjur me disa kritika presidentit amerikan Donald Trump, duke thënë se nuk ka planet B ndaj deklaratat e tij nuk qëndrojnë.

”Ky është dallimi midis Trump dhe ne. Ai e mohon ndryshimin e klimës, ne duam të bëhemi Ekonomia e parë e Klimës Neutrale deri në vitin 2050. Nuk ka planet B. Le ta ruajmë këtë për fëmijët tanë! #NoPlanetB”, thotë ai.

Shkencëtarët thonë se emetimet zero të karbonit deri në vitin 2050 janë të nevojshme për të pasur një shans për të luftuar temperaturat globale nën 1.5C këtë shekull.

Bashkimi Europian thotë se masa do të shkurtojë edhe vdekjet e parakohshme nga ndotja e ajrit me 40%, njofton Klan Kosova.

Por jo të gjithë në Europë janë kënaqur me këtë strategji të re.

Disa vende të tilla si Gjermania janë duke luftuar me angazhimet e tyre aktuale dhe janë të shqetësuar se shkurtimet e mëtejshme do të kërcënonin industritë e tyre.

Të tjerë si Polonia janë ende të varura nga qymyri dhe do të kundërshtonin kufizime edhe më të rrepta për përdorimin e lëndëve djegëse fosile.

Disa vende, megjithëse janë të prirur për të ecur përpara – një grup prej dhjetë nga to përfshirë Danimarkën, Suedinë dhe Spanjën, i kanë shkruar një letër BE-së duke kërkuar një “drejtim të qartë” drejt emetimeve neto zero.

Aktivistët e klimës thonë se hapi, edhe pse i mirëpritur, nuk shkon aq larg sa ëshë paraparë.

Ata janë të shqetësuar se nuk ka plan për të rritur objektivat e ndërmjetme për vitin 2030, që shumë shkencëtarë thonë se është vendimtare.

Ata gjithashtu duan që një datë për emetimet zero të karbonit të sillet përpara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme