ShBA përkrah IPK-në me trajnime të avancuara në fushën e hetimit

Prishtinë | 07 Pri 2017 | 16:30 | Nga

Në një ceremoni solemne të organizuar sot në Prishtinë u ndanë certifikatat për 16 hetuesit e IPK-së që ishin  pjesëmarrës në “Trajnimin e avancuar për vëzhgim”.

“Trajnimi i avansuar për Vëzhgim”, për hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës, është organizuar nga ICITAP-i Amerikan, dhe është mbajtur nga instruktorë të FBI–së.

Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së, Hilmi Mehmeti në fjalën e tij të rastit e vlerësoi shumë  lart përkrahjen e ICITAP-it amerikan me këtë trajnim dhe trajnimet e tjera për pjesëtarët e Inspektoratit Policor të Kosovës:

“Besojmë shumë se që nga sot hetuesit e IPK-së, janë më të  përgatitur dhe avancuar në aspekte të veçanta dhe shumë të rëndësishme të hetimeve. Mësimet e marra në këtë trajnim nga përvoja e jashtëzakonshme e FBI, hetuesit e certifikuar sot do t’i zbatojnë në punën e tyre të përditshme. Trajnimi dhe përvoja e tyre do të shërbej edhe për punonjësit tjerë të IPK-së, në mënyrë që të punohet me profesionalizëm në fuqizimin e zbatimit të ligjit, përmes zhvillimit të hetimeve profesionale, ne veçanti në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka thënë kryeshefi Mehmeti.

Ky trajnim i rëndësishëm është vazhdimësi e mbështetjeve të vazhdueshme drejt ndërtimit dhe fuqizimit të kapaciteteve operative të mekanizmave të sigurisë siç është Inspektorati Policor i Kosovës dhe pason edhe donacionet e shumta të pajisjeve për vëzhgim të realizuara nga ICITAP.

Në këtë ceremoni përveç trajnerëve nga SHBA-të, pjesëmarrës ishin edhe Ambasadori i SHBA-ve në Republikën e Kosovës Greg Delaëie, Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së, Hilmi Mehmeti, Zëvendës ministri i MPB-së z. Behar Selimi, drejtori i AKSP-së Smajl Smakiqi, kolonel Riza Shillova etj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme