Shefi i EULEX-it dhe i OSBE-së vizitojnë BIK-un për Kurban Bajram, Tërnava ia përmend bllokimin e rrugëve në Graçanicë

Prishtinë | 28 Qer 2023 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Shefi i ri i Misionit për Sundimin e Ligjit në Kosovë-EULEX, Giovanni Pietro Barbano dhe ambasadori i OSBE-së, Michael Davenport, kanë vizituar ndaras Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Kurban Bajramit, raporton Ekonomia Online.

Fillimisht, Barbano u shpreh se “është tejet e rëndësishme të respektohen të drejtat e të gjitha minoriteteve që banojnë në Kosovë”.

Përveç urimeve, Tërnava e Barbano folën edhe për situatën aktuale politike në vend, ku kreu i BIK-ut tha se në Kosovë s’mund të ketë dy kushtetuta e dy ligje.

“Uroj që situata në veri të vendit të kthehet në normalitet. Në Kosovë s’mund të ketë dy ligje, dy kushtetuta. Duke pasur parasysh edhe specifikat që mund t’i kenë komunitetet, shembull sot është ditë Bajrami ndërsa rrugët në Gracanicë janëtë bllokuara. Nuk është në rregull”, tha Tërnava.

Ndërsa, Barbano i tha Tërnavës se EULEX-i do të luaj rolin e tij dhe do të sigurojë që do të ketë trajtim të barabartë për të gjithë.

“Unë e vlerësova deklaratën tuaj sot në mënyrë që të ketë dialog duke respektuar të drejtat e minoriteteve, grupeve dhe të gjitha kulturave”, tha Barbano.

E ambasadori i OSBE-së, Michael Davenport, uroi myftiun për Kurban Bajram dhe e falënderoi për mesazhin e paqes e të solidaritetit që sipas tij po e jep BIK-u çdo ditë.

Të ngjashme