Shefi i ri i EULEX-it pritet në zyre nga Kurti: Ishte takim i frytshëm

Prishtinë | 19 Gus 2026 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

Shefi i ri i EULEX’it, Antero Lopes, është pritur në takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Në njoftim thuhet se, Lopes ka konfirmuar përkushtimin e EULEX’it, ër t’u angazhuar në një dialog konstruktiv me homologët e tij të sundimit të ligjit për ta çuar përpara llogaridhënien institucionale.

Postimi:

Shefi i ri i #EULEX-it, Antero Lopes, pati sot një takim të parë të frytshëm me Kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Lopes konfrimoi përkushtimin e EULEX-it për t’u angazhuar në një dialog konstruktiv me homologët e tij të sundimit të ligjit për ta çuar përpara llogaridhënien institucionale, drejtësinë dhe stabilitetin afatgjatë për të gjitha komunitetet.

Të ngjashme