Shefi i OSBE-së, Greminger në Tiranë, marrëveshje me Shqipërinë për ‘edukimin qytetar’

Prishtinë | 28 Maj 2018 | 09:17 | Nga

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Thomas Greminger do të zhvillojë një vizitë dyditore në Shqipëri më 28 dhe 29 Maj 2018.

Greminger do të takohet me Presidentin e Republikës të Shqipërisë Ilir Meta, Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati dhe Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. Ai gjithashtu do të takohet edhe me Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Gjatë vizitës së tij, Sekretari i Përgjithshëm do të nënshkruajë marrëveshjen e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë, OSBE-së dhe Qeverisë Zvicerane në lidhje me projektin ri “Mbështetje për Kuvendin e Shqipërisë dhe Edukimin Qytetar”. Projekti ka për synim t’i ndërgjegjësojë dhe fuqizojë qytetarët me qëllim që të marrin pjesë në proceset vendimmarrëse në vend.

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes do të mbahet më 29 Maj, në ora 10:20. Më pas do të mbahet edhe një konferencë për media së bashku me Kryetarin e Kuvendit Ruçi.

Po ashtu, gjatë vizitës së tij, Sekretari i Përgjithshëm do të zhvillojë një takim me personelin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme