Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Serbisë, Lubisha Dikoviq, ka pritur në takimin e rregullt komandantin e KFOR-it, Giovanni Fungo. Takimi ndërmjet dy krerëve të ushtrisë është mbajtur në Nish.
Dikoviq ka kërkuar nga KFOR-i që të marrë masa për ruajtjen e paqes dhe sigurisë për qytetarët “në Kosovë dhe Metohi”.
Ai ka thënë se situata e sigurisë në Kosovë është e rrezikshme, pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për “Trepçën”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë.
Dikoviq gjatë takimit me komandantin e KFOR-it ka thënë se vendimi i njëanshëm i institucioneve në Prishtinë në lidhje me Trepçën përbën cenim të sigurisë në Kosovë, thuhet në njoftimin për medie.