Shefqet Shehu nga Bishtazhini: Bashkë do ta ndërtojmë një Kosovë të zhvilluar

Prishtinë | 05 Qer 2026 | 19:21 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Shefqet Shehu, ka zhvilluar një takim elektoral në Bishtazhin, ku së bashku me kandidatë të tjerë të partisë dhe me Anton Quni kanë prezantuar programin dhe vizionin e LDK-së për vendin.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehu ka vlerësuar mbështetjen e qytetarëve, duke theksuar vendosmërinë e elektoratit të djathtë.

“Plot vendosmëri e plot gatishmëri si përherë; DJATHTAS – DJATHTAS gjithherë”, ka shkruar ai.

Sipas Shehut, gjatë takimit janë shpalosur pjesë të programit politik dhe objektivat për zhvillimin e Kosovës.

“Bashkë me komandantin Anton Quni dhe kandidatët tanë për deputetë shpalosëm pjesë nga programi e vizioni për një Kosovë të zhvilluar domosdoshmërisht”, ka theksuar ai.

Kandidati i LDK-së ka falënderuar qytetarët e Bishtazhinit për pritjen që i kanë bërë delegacionit të partisë.

“Faleminderit nga zemra për pritjen e ngrohtë vëllazërore. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Shehu.

Të ngjashme