Në shtëpinë e kulturës “Mensur Zyberaj”, sot u mbajt akademi përkujtimore për shënimin e 19-vjetorit të rënies heroike të Dëshmorit Sakip Bellaqa nga fshati Potoqan i Epërm i Komunës së Rahovecit, në akademi përkujtimore u tha se rënia e dëshmoreve u bë udhërrëfyes për lirinë të cilën ne po e gëzojmë sot.
Një fjalë rasti në akademi mbajti edhe Idriz Vehapi, Kryetar i Komunës së Rahovecit i cili ka thënë se është një ditë e veçantë për neve që jemi sot këtu dhe për të gjithë qytetarët e Komunës sonë, sepse sot ne po e përkujtojmë dëshmorët, heronjtë e këtij vendi të kësaj toke, të cilët me gjakun e tyre me trupin e tyre na e sollën lirinë.
Vajdin Berisha, kryetar i OVL e UÇK-së dega në Rahovec në fjalën e tij të mbajtur ka potencuar se rënia e Dëshmorit Sakip Bellaqa dhe rënia e Dëshmorëve tjera, u bënë udhërrëfyes për lirinë të cilën ne sot e kemi.
Në fund të akademisë u shfaq filmi dokumentar mbi jetën dhe veprën e Dëshmorit Sakip Bellaqa me titullin “Lulkuqet e Majit”.