Shënohet Dita e Mjedisit – fëmijët e Kopshtit “Xixëllonjat” pikturojnë si duan ta shohin botën

Prishtinë | 05 Qer 2023 | 11:11 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në bashkëpunim me institucione tjera kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, raporton Ekonomia Online.

Në Prishtinë kjo ditë u shënua me pikturimi nga  fëmijët  e Kopshtit “Xixëllojnat” në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Bajram Kadriu, nga Zyra për komunikim në MMPHI tha se  në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Komunën e Prishtinës, Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë organizuar një sërë aktivitetesh për të shënuar këtë ditë.

Sipas tij, ky aktivitet ka për qëllim edukimin e ndërgjegjësimin e fëmijëve dhe brezave të tjerë për çështje të mjedisit.

“Kemi marr një seri aktivitetesh për të shënuar 5 qershorin Ditën Botërore të mjedisit. Njëri ndër aktivitetet është ky që po e shihini me fëmijët nga kopshti ‘Xixëllonja’. Aktivitete e tjera që jemi duke i zhvilluar është në Rahovec, pastrimi i lumit të Rahovecit, në Lipjan aktivitete të ndryshme, vizatime më fëmijë dhe mbjellje të fidanëve të ndryshme në tërë Kosovën. Ky aktivitet është i rëndësishëm duke pas parasysh që ndikon drejtpërdrejt në edukimin dhe ndërgjegjësimin e fëmijëve dhe brezave të tjerë për çështje të mjedisit”, tha ai.

Dorentina Beka-Latifi, hulumtuese në INDEP, tha se këtë vit në Prishtinë kanë organizuar aktivitetin “Piktorët e Planetit”, raporton Ekonomia Online.

“Nuk është hera e parë që INDEP organizon aktivitete të tilla për Ditën e Mjedisit. Këtë vit së bashku me Ministrinë e Mjedisit dhe me komunën e Prishtinës e kemi organizuar aktivitetin ‘Piktorët e Planetit’, me fëmijët e kopshtit ‘Xixëllonjat’, për të shprehur dëshirat e tyre se si e ata e shohin mjedisin dhe ta shprehin atë përmjet vizatimeve”, tha ajo.

Dita Ndërkombëtare e Mjedisit, është shënuar nga MMPHI edhe në komunën e Lipjanit dhe Rahovecit me aktivitet të ndryshme.

Të ngjashme