Shënohet Dita e Shën Gjergjit në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan

Prishtinë | 05 Maj 2026 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan është shënuar Dita e Shën Gjergjit përmes një aktiviteti simbolik dhe bashkues, në prani edhe të Drejtorit të Qendrës, Ylber Topalli.

Në kuadër të kësaj dite, është organizuar përgatitja e ushqimit tradicional Flija, ku morën pjesë 10 të burgosura së bashku me stafin e oficerëve.

“Ky organizim kishte për qëllim të përcjellë simbolikën e kësaj dite, e cila lidhet me fillimin e gjallërisë dhe rigjallërimin e jetës”, thuhet në njoftimin e QKF në Lipjan, shkruan Klan Kosova.

Po ashtu, përmes këtij aktiviteti, u tha se u synua të dërgohet mesazhi se me ardhjen e pranverës, një frymë e re dhe më pozitive fillon edhe brenda institucionit.

Të ngjashme