Shënohet Dita Ndërkombëtare e shërbyesve civilë

Prishtinë | 19 Qer 2026 | 08:07 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike organizon aktivitetin me rastin e shënimit të 23 Qershorit – Ditës Ndërkombët Shërbyesve Civilë i cili do të mbahet sot në Amfiteatrin e objektit të ish-Rilindjes në Prishtinë.

Aktiviteti do të hapet me fjalën hyrëse të Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Fjalë rasti do të mbajnë edhe Ministri në detyrë i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, si dhe Shefi i Bashkëpunimit në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Hubert Perr.

Ky aktivitet organizohet me qëllim të vlerësimit të kontributit të shërbyesve publikë në funksionimin e administratës publike, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përmirësimin e shërbimeve publike për qytetarët.

Në kuadër të aktivitetit do të bëhet edhe ndarja e mirënjohjeve për shërbyesit civilë të dalluar.

Të ngjashme