Në të gjithat e Kosovës janë hapur me kohë vendvotimet për të gjithë qytetarët.
Vendvotimet janë hapur me kohë dhe nuk është raportuar asnjë parregullsi, përveçse në Mitrovicën e veriut.
Në Zveçan dhe Leposaviq procesi i votimit ka filluar me vonesë pasi disa komisionerë serbë janë përplasur mes vete për mënyrën e votimit.
Disa prej tyre kanë kërkuar që votimi të bëhet me letërnjoftim serb, ndërsa disa të tjerë kanë insistuar të respektohet vendimi i KQZ-së, që në veri të Mitrovicës të votohet me letërnjoftim të Kosovës, shkruan lajminet.
Në Komunën e Mitrovicës janë hapur 28 qendra votimi me 104 vendvotime. Të drejt vote në këtë komunë kanë mbi 80 mijë votues.
Qendra më e madhe votimit në Pejë është hapur me kohë.
Sipas menaxherit të qendrës, Arben Gjikolli, 93 mijë qytetarë me të drejtë vote kanë mundësi të votojnë në 23 qendra të votimit.