“Një tepricë e sheqernave krijon një gjendje inflamatore që favorizon fillimin e qelizave kancerogjene”, thekson Giordano Beretta, onkolog i Spitalit Humanitas Gavazzeni në Bergamo
Me mbi 380 000 raste të reja në 2018, në Itali kanceri është shkaku i dytë kryesor i vdekjes pas sëmundjeve kardiovaskulare. Nëse nga njëra anë mbijetesa për një pacient me kancer është rritur, po ashtu ka akoma shumë pyetje në lidhje me atë që shkakton fillimin dhe ushqen kancerin.
Janë realizuar shumë studime dhe shumë janë në zhvillim e sipër, ka shumë teori, por vetëm një është i sigurt tani për tani, ai që një mjedis i acaruar është toka më pjellore në të cilin qelizat kancerogjene lëshojnë rrënjë dhe rriten. Prandaj, është thelbësore të mos ushqeni inflamacionin dhe për këtë arsye të kufizoheni në marrjen e disa ushqimeve, mbi të gjitha sheqerit, siç theksohet nga Profesor Giordano Beretta, President i zgjedhur i Shoqatës Italiane të Onkologjisë Mjekësore dhe shef i departamentit të onkologjisë së Spitalit Humanitas Gavazzeni në Bergamo.
“Një tepricë e sheqerit – thekson Beretta – mund të provokojë një situatë në të cilën insulina rritet, rrit rezistencën e saj dhe kjo çon në një rritje të mëtejshme, si rezultat krijohet një gjendje inflamatore që favorizon fillimin e qelizave të kancerit. Raporti, sipas të cilit sheqeri mund të shkaktojë patologji onkologjike nuk është konfirmuar përveç nëse në disa eksperimente me fruktozë”.
Prandaj, do të ishte gjendja e acaruar dhe jo përdorimi i sheqernave, benzina për shumimin e qelizave kancerogjene, megjithatë sheqeri ka pjesën e tij të përgjegjësisë….
“Sheqeri mbart rrezikun e një konsumi të ekzagjeruar të kalorive dhe për rrjedhojë të një rritje të masës trupore sidomos në sensin e rritjes së yndyrave dhe mbipeshës e cila në vetvete favorizon stimulimin e qelizave kancerogjene. Përveç kësaj, një tepricë e sheqerit, nëse do të kishte tashmë qeliza kanceroze, mund të çojë në krijimin e një mjedisi acid, i cili gjithashtu promovon formimin e qelizave të kancerit. Prandaj, jo një efekt i drejtpërdrejtë kancerogjen, por formimi i një mikro-ambienti që përcakton stimulimin e qelizave të mundshme të kancerit”.