Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se mjafton të jesh në pushtet që kreu i VV-së, Albin Kurti të të shpallë “hajn”, “kriminel”, “tradhtar” madje edhe “Argat i Serbisë”!
Por, sapo të zbresësh nga pushteti, Sherifi ka thënë se ai të vjen në shtëpi dhe të ofron partneritet për të ardhur së bashku në pushtet.
“Hipokrizia nuk ka brirë”, ka shkruar Sekretari i Përgjithshëm i Nismës në llogarinë e tij në ‘Facebook’.
Postimi i Sherifit në Facebook:
Pushteti dhe hipokrizia e Albin Kurtit!
Mjafton të jesh në pushtet që Albin Kurti të të shpallë “hajn”, “kriminel”, “tradhtar” madje edhe “ARGAT i SERBISË”!
Sapo të “zbresësh” nga pushteti ku ke “vjedhë”, ku “ke tradhtuar interesat e vendit duke bërë Argatin e Serbisë”, ai të vjen në shtëpi dhe të ofron PARTNERITET për të ardhur së bashku në pushtet!
Hipokrizia nuk ka brirë!