Bilall Sherifi, nga Nisma për Kosovën, thotë se procesi i numërimit të votave do të përfundojë qysh është më së miri.
Sherifi gjatë një konference për media ka theksuar se nuk do të kenë probleme për formimin e qeverisë.
Rezultatet e Exit Pollit i ka konsideruar si një instrument, por jo edhe gjithmonë që tregojnë rezultatin përfundimtar.
“Përgëzoj qytetarët për kulturën e treguar. Si Nismë jemi të përqendruar që edhe procesi i numërimit të përfundojë më së miri. Exit Polli është një instrument, por jo gjithmonë e tregojnë rezultatin përfundimtar. Presim qe fitorja të jetë shumë më bindëse sesa rezultati i Exit Polli”, është shprehur Sherifi.
“Ne nuk do të kemi probleme në formimin e qeverisë. Presim që edhe deputetët e mundshëm nga Alternativa dhe AKR të jenë të gatshëm për bashkëpunim”, ka përfunduar Sherifi.