Shefi i Grupi Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, tha se deportimi i gjashtë shtetasve në Turqi ishte një aksion i fshehtë.
Prandaj sipas tij, duhet të japin përgjegjësi personat e përfshirë.
Ai gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës tha se shtetasit turq në fakt janë rrëmbyer dhe i janë dorëzuar një shteti që shkel rëndë të drejtat e njeriut.
“Nuk kemi të bëjmë me një deportim klasik, fjala është për një aksion përmes të cilit hetuesisë së Turqisë ju dorëzuan shtetasit që kanë qëndruar në Kosovë”.
“Nuk kemi të bëjmë ekstradim apo deportim, por kemi të bëjmë me rrëmbim. Është e rëndë kur familjari shpresoi se janë në burg të Kosovës dhe jo në Turqi, është e dhimbshme”.
“Rrëmbimi i 6 shtetasve turq dhe dorëzimi i tyre u cenua integriteti i tyre, dhe duhet të dënohen të gjitha ata që kanë dorë në këtë çështje. Deputetët e kuvendit se cilës përkatësi etnike apo rriske jonë, mos të lejojnë që aktet kriminale për interesa ti vihen Kosovës në barrë”.