Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shëruar 62 pacientë nga Covid-19.
IKSHPK njofton senumri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.150 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.332.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 111 raste, komuna Gjilan 18 raste, komuna Gjakovë 13 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Pejë 10 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna e Lipjan 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Kllokot 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Kamenicë, Rahovec dhe Skenderaj”, njofton IKSHPK, transmeton Gazeta Express.
Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 205 raste pozitive me COVID-19 dhe 3 vdekje.