Sherr masiv në një parking në Tiranë, plagosen dy persona

Prishtinë | 28 Mar 2022 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Një sherr masiv ka ndodhur të dielën mbrëma në një parking në Tiranë në afërsi të Liqenit Artificial, ku dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spital.

Policia bën të ditur se në parkingun në administrim nga shtetasi Y. S., janë gërvishtur dy mjete të parkuara dhe janë konfliktuar shtetasit Y. S, O. S., I. K., A. S., me shtetasit F. L., Sh. L., E. L., dhe A. L.

Gjatë konfliktit janë lënduar shtetasit Sh. L. dhe A. L., të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në spital, janë shoqëruar në komisariat./A2

Të ngjashme