Shi dhe rrufe, ky është parashikimi i motit pë sot

Prishtinë | 28 Kor 2019 | 08:29 | Nga Ekonomia Online

Vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik. Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë, mot të paqëndrueshëm, me diell dhe me vranësira konvektive, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Reshjet në zona të kufizuara do të  jenë në formë rrebeshi. Temperaturat minimale dhe maksimale mbeten të ngjashme me ditët e fundit. Do të fryjë erë nga juglindje dhe më pas nga verilindja me shpejtësi 1-11m/s.

Të ngjashme