Shifra të larta me Coronavirus në Kosovë: 1 mijë e 437 raste, 32 vdekje e 928 të shëruar

Prishtinë | 14 Qer 2020 | 08:57 | Nga Ekonomia Online

Ditët e fundit janë rritur dukshëm raste me Covid-19 në Kosovë. Mbrëmë pozitiv rezultuan 53 raste, ndërsa 7 pacientë janë shëruar.

Rastet e reja janë, 18 nga Prishtinë , 18 nga Vushtrria, 11 nga Istogu, 3 Rahovec, dhe nga 1 në Fushë Kosovë, Viti dhe Pejë.

Ndërsa nga data 8 shkurt deri më 13 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 18.247 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultuan gjithsej 1.437 raste, me gjithsej 32 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 928 raste

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Instituti Kombëtar ka bërë të ditur se mosrespektimi i masave mbrojtëse mund të çojë në rikthimin e masave më rigoroze.

Të ngjashme