Shiu bllokon kanalizimet në Durrës, ujërat e zeza dalin në sipërfaqe

Prishtinë | 03 Sht 2018 | 11:11 | Nga

Kanë mjaftuar pak reshje shiu mëngjesin e sotëm, që në qytetin e Durrësit të përmbyten disa nga rrugët.

Bllokimi i pusetave ka bërë që të dalin në siperfaqe edhe ujërat e zeza. Situata më e rënduar është në rrugën Egnatia dhe atë Mujo Ulqinaku.

E bllokuar është edhe unaza e qytetit, ndërsa trafiku në rrugët e Durrësit është tejet i rënduar, me radhë të gjata makinash, pasi disa akse janë tërësisht të pakalueshme, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Kanalizimet në qytetin e Durrësit janë shndërruar në problematikë, pasi përmbytjet bëhen të zakonshme gjithmonë kur bie shi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme