Shkarkohet Ismet Munishi nga posti i trajnerit të Prishtinës

Prishtinë | 13 Mar 2023 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

FC Prishtina e ka shkarkuar nga detyra e trajnerit, Ismet Munishin. Skuadrën pritet ta drejtoj Debatik Curri deri në një vendim të ri.

Vendimi është marrë nga bordi i klubit me arsyetimin e mos arritjes së rezultateve të dëshiruara.

“Faleminderit Ismet Munishi! Bordi i FC Prishtinës ka vendosur që ta ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Ismet Munishi. Një vendim i tillë ka ardhur për shkak të mos arritjes së rezultateve të dëshiruara në ndeshjet e fundit. FC Prishtina e falëndëron përzemërsisht Munishin për punën e bërë në skuadër. Skuadrën aktualisht do ta drejtojë trajneri Debatik Curri dhe ndihmësit e tjerë deri në një vendim të ri” thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Të ngjashme