Shkarkohet presidenti i Federatës së Futbollit të Francës

Prishtinë | 11 Jan 2023 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Noel Le Graet, presidenti i federatës franceze të futbollit FFF është pezulluar nga detyrat e tij dhe zëvendëskryetari Philippe Diallo u emërua ushtrues detyre i kryetarit të përkohshëm, tha televizioni BFM të mërkurën, duke cituar burime të paidentifikuara.

Kjo erdhi pas një mbledhje urgjente të komitetit ekzekutiv të Federatës Franceze të Futbollit.

Le Graet, 81 vjeç, ka qenë temë e diskutimit për akuzat për ngacmime seksuale të cilat ai i mohon dhe kritikat ndaj ikonës franceze të futbollit dhe fituesit të Kupës së Botës 1998, Zinedine Zidane, gjë që ngjalli zemërimin e lojtarëve dhe politikanëve.

Të ngjashme