Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, Arijon Ibrahimovic, ka vazhduar me paraqitje të mira te Bayern Munichu, duke shënuar në fitoren 4-2 ndaj Heidenheimit në ndeshjen miqësore.
Ibrahimovic realizoi nga pika e bardhë kundër ish-klubit të tij, ndërsa u zëvendësua në minutën e 61-të, kur në fushë hyri Harry Kane.
Kjo ishte ndeshja e fundit miqësore e Bayernit para fillimit të sezonit, teksa bavarezët pas katër ditësh do të përballen me Borussia Dortmundin në Superkupën e Gjermanisë.