Ekonomia Online
FUNDIT

Shkëlqen James, Lakers triumfojnë ndaj Minnesota Timberwolves

Shkëlqen James, Lakers triumfojnë ndaj Minnesota Timberwolves

Los Angeles Lakers ka gjetur mënyrën si të fitojë edhe nëse iu mungojnë disa nga lojtarët kyç. Lakers arritën fitoren e dytë radhazi duke mposhtur Minnesota Timberwolves (108-103), me LeBron James që kishte një tjetër lojë të mrekullueshme. Pa yjet si Anthony Davis i lënduar dhe dyshen Dwright Howard dhe DeAndre Jordan që ende nuk […]

Los Angeles Lakers ka gjetur mënyrën si të fitojë edhe nëse iu mungojnë disa nga lojtarët kyç.

Lakers arritën fitoren e dytë radhazi duke mposhtur Minnesota Timberwolves (108-103), me LeBron James që kishte një tjetër lojë të mrekullueshme.

Pa yjet si Anthony Davis i lënduar dhe dyshen Dwright Howard dhe DeAndre Jordan që ende nuk kanë gjetur formën, Lakers me një lojë me pasime të shkurta arritën të marrin fitoren e radhës.

LeBron James sërish ishte më i miri në takim me 26 pikë, 7 rebounds, 5 asistime dhe 3 vjedhje, derisa zhvilloi plotë 39 minuta.

Pas James, paraqitje të mirë kishte edhe Malik Monk me 22 pikë dhe Russell Westbrok me 20 sosh.

Sa i përket Minnesotas, u dallua Naz Reid me 23 pikë, derisa Anthony Edçard arriti të kompletojë 18 pikë dhe katër asistime.

Të ngjashme