Shkëlqimi i Qerimit në shoqërinë e më të mirëve në botë

Prishtinë | 21 Sht 2018 | 10:55 | Nga

Sensacionale është vlerësuar fitorja e skuadrës kroate PPD Zagreb ndaj kampionit të Gjermanisë në hendboll, Flensburg-Handewitt. Të mërkurën mbrëma në Flensburg të Gjermanisë para 3.125 shikuesve, Zagrebi, që ishte autsjader i plotë, fitoi me shifrat 31:29.

Pjesën e tij në këtë befasi të madhe e pati edhe hendbollisti kosovar Arbër Qerimi. 27-vjeçari ishte prej më të mirëve te Zagrebi dhe në fitore kontribuoi me katër gola, ndër të tjera, shkruan sot Koha Ditore.

Qerimi në fakt është i vetmi hendbollist nga Kosova dhe i vetmi shqiptar në Ligën e Kampionëve në hendboll. Liga e Kampionëve është gara elitare e klubeve evropiane të hendbollit. Ndeshja e së mërkurës ishte e xhiros së dytë në Grupin B.

Flensburg-Handewitt vlerësohet prej skuadrave më të mira në Evropë. Në xhiron e parë e mposhti finalistin e edicionit të kaluar, Nantesin, në Francë, me shifrat 34:31.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme