Shkëlzen Doli dhe Ansambli Filharmonik shkëlqejnë në “Auditorio Nacional de Musica” në Madrid

Prishtinë | 09 Jan 2023 | 18:05 | Nga Ekonomia Online

Shkëlzen Doli dhe Ansambli Filharmonik kanë shkëlqyer në “Auditorio Nacional de Musica” në Madrid.

Performancë e jashtëzakonshme e përcjellë me ovacione të vazhdueshme nga një audiencë e mrekullueshme.

Tingujt e violinës së Shkëlzen Dolit depërtojnë tek secili civilizim, në çdo anë të botës duke na bërë përherë krenar.

Muzikanti shqiptar vitin që lamë pas ka pranuar një nga mirënjohjet më të mëdha të karrierës së tij.

Ai më 16 dhjetor u prit në Kancelarinë Presidenciale Hofburg të Vjenës nga presidenti i Austrisë, Dr. Alexander Van der Bellen.

I njëjti u nderua me titullin “Dekoratë nderi për merita në shërbim të Republikës së Austrisë”.

Të ngjashme