Sulmuesi shqiptar, Shkëlzen Gashi është duke kaluar momente shumë të mira në ligën amerikane me skuadrën Colorado Rapids.
Gashi është një ndër golashënuesit më të mirë në ligë, ku disa gola të tij janë shpallur si më të mirit e muajit dhe është në garë edhe për golin e vitit.
28-vjeçari ka qenë i ftuar special në një organizim bamirësie të organizuar për përkrahje të fëmijëve me sindromen Down.
Gashi ka pozuar me disa fëmijë në organizimin e Fondacionit Botëror te sindromës Down.