Shkenca tregon se sa janë njerëzit të qëndrueshëm: Cili është limiti?

Prishtinë | 21 Qer 2023 | 00:30 | Nga Ekonomia Online

Kufiri i fundit i qëndrueshmërisë njerëzore është përpunuar nga shkencëtarët duke analizuar një vrapim prej 3,000 miljesh të “Tour de France” dhe ngjarje të tjera elite.

Ata treguan se kulmi  ishte 2.5 herë shkalla metabolike e trupit, ose 4,000 kalori në ditë për një person mesatar.

Çdo gjë më e lartë se kaq nuk ishte e qëndrueshme në afat të gjatë.

Hulumtimi nga “Duke University”, gjithashtu tregoi se gratë shtatzëna ishin specialiste të qëndrueshmërisë, që jetojnë pothuajse në kufijtë e asaj që trupi i njeriut mund të përballojë.

Studimi filloi me garën në të gjithë Shtetet e Bashkuara, ku atletët vrapuan  3,080 milje nga Kalifornia në Uashington DC në 140 ditë.

Konkurrentët vrapuan gjashtë maratona në javë për muaj të tërë, përderisa shkencëtarët analizuan efektin në trupat e tyre.

Norma metabolike e pushimi – kaloritë që trupi djeg kur është duke u relaksuar – është regjistruar para dhe gjatë garës. Gjithashtu u regjistruan edhe gjatë periudhës së qëndrueshmërisë ekstreme.

Studimi, në avancimet e shkencës, tregoi se përdorimi i energjisë filloi të jetë i lartë, por përfundimisht u radhit në 2.5 herë nga shkalla metabolike e pushimit.

Studimi  gjithashtu gjeti një model midis gjatësisë së një ngjarjeje sportive dhe shpenzimeve të energjisë – sa më e gjatë të jetë ngjarja, aq më e vështirë është të digjni kaloritë. Pra, njerëzit mund të shkojnë përtej shkallës së tyre metabolike bazë, përderisa bëjnë ushtrime një periudhë të shkurtër, por bëhet e paqëndrueshme në një afat të gjatë.

Studimi gjithashtu tregon se ndërsa vrapimi i një maratone mund të jetë goxha i rëndë, ajo nuk është askund afër limitit të qëndrueshmërisë njerëzore.

Të ngjashme