Dhjetra nxënës janë mbajtur për orë të tëra brenda një shkolle fillore kineze sepse një anëtar i stafit rezultoi pozitiv me COVID-19.
Një grup i madh prindërish u mblodhën jashtë shkollës duke pritur me ankth për një lajm që nuk erdhi pothuajse deri në mesnatë.
Fëmijët u testuan dhe thuhet se u është thënë të prisnin në shkollë gjatë natës derisa të dilnin rezultatet. Nxënësit raportohet se ishin midis shtatë dhe 12 vjeçar.
Sipas faqes lokale Jimu Neës, drejtori i shkollës doli rreth orës 23:30 dhe u tha prindërve që prisnin se disa fëmijë do të duhej të futeshin në karantinë.
Më pas atyre iu kërkua të paketonin rrobat për fëmijët, të cilët do të duhej të kalonin natën në shkollë. Drejtori shtoi se ata do të liroheshin të nesërmen kur të dilnin rezultatet, shkruan BBC.