Shkon në 50 numri i të vdekurve nga vërshimet në Japoni

Prishtinë | 07 Kor 2020 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

Së paku 50 persona kanë vdekur dhe dhjetëra ende mungojnë, si pasojë e vërshimeve dhe rrëshqitjes së tokës në jug të Japonisë në ditët e fundit, shkruan AP.

Reshjet e shiut që kanë filluar që nga dita e premte kanë shkaktuar vërshime dhe rrëshqitje të dheut në Japoni. Agjencia e Menaxhimit të Zjarrit dhe Katastrofave në Japoni ka njoftuar se 49 viktima janë nga prefektura e Kumamotos.

Ndërkohë një e moshuar tjetër është gjetur e vdekur të martën në mëngjes e ngujuar në shtëpinë e saj që ishte vërshuar. Rreth 3 milionë banorë janë këshilluar të evakuohen. Dhjetëramijëra ushtarë, policë dhe zjarrfikës janë mobilizuar në kërkim-shpëtim.

Në mesin e viktimave janë 14 qytetarë nga një shtëpi e kujdesit afër lumit Kuma.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme