Shkon në shtëpinë e saj dhe kanos babain, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

Prishtinë | 09 Gus 2026 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë.

Një person është arrestuar në Podujevë, pasi dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e një gruaje, ndaj së cilës kishte urdhër mbrojtës, dhe ka kanosur babain e saj.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari, mashkull shqiptar dhe banor i Maqedonisë së Veriut, kishte shkuar në shtëpinë e viktimës pavarësisht se ndaj saj kishte urdhër mbrojtës, ndërsa kishte kërcenuar babain e saj.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

I dyshuari mashkull shqiptar banor i Maqedonisë së Veriut për të cilin ka urdhër mbrojtës kishte shkuar te shtëpia e viktimës femër kosovare dhe e kishte kanosur babain e saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Të ngjashme