Shoferi i autobusit që shkaktoi aksidentin pritet të ekstradohet në Kosovë

Prishtinë | 28 Kor 2021 | 08:03 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një konferencë për medie ka folur për rastin e aksidentit tragjik ku mbetën të vdekur 10 mërgimtarë në Kroaci.

Sveçla ka folur edhe për rastin e shoferit të autobusit i cili tanimë është i arrestuar.

Ai ka thënë se ndonëse Kosova s’ka marrëveshje ekstradimi me Kroacinë, do të tentohet që me anë të një marrëveshjeje të veçantë, shoferi të ekstradohet në Kosovë dhe gjykimi të bëhet këtu.

“Do të shohim për një marrëveshje të veçantë, nuk mund të premtoj asgjë, por angazhimi ynë është në atë drejtim”.

Të ngjashme