Ekonomia Online
FUNDIT

Shoqëria civile në Pejë kërkon kod të veçantë buxhetor për fëmijët

Shoqëria civile në Pejë kërkon kod të veçantë buxhetor për fëmijët

Dëgjimet publike të mbajtura nga Komuna e Pejës me qytetarë të saj janë monitoruar edhe nga shoqëria civile, kryesisht për kërkesat që i paraqesin grupet e caktuara të shoqërisë dhe sa merren parasysh nga Komuna përfshirja e atyre kërkesave në planet buxhetore. Çdo vit shoqëria civile e Pejës, konkretisht OJQ “Syri i vizionit” nxjerrin bashkërisht […]

Dëgjimet publike të mbajtura nga Komuna e Pejës me qytetarë të saj janë monitoruar edhe nga shoqëria civile, kryesisht për kërkesat që i paraqesin grupet e caktuara të shoqërisë dhe sa merren parasysh nga Komuna përfshirja e atyre kërkesave në planet buxhetore.

Çdo vit shoqëria civile e Pejës, konkretisht OJQ “Syri i vizionit” nxjerrin bashkërisht prioritetet për të cilat kanë nevojë këto grupe, përfshirë gratë, fëmijët, këshillat lokale, komunitetet pakicë.

“Ne si shoqëri civile shikojmë se a po futen në planifikimet buxhetore kërkesat e këtyre grupeve”, thotë drejtori ekzekutiv i OJQ “Syri i vizionit”, Veton Mujaj. Bashkëpunim të ngushtë kjo organizatë ka me grupet e fëmijëve që veprojnë në Pejë, veçanërisht me grupin joformal të fëmijëve “ROR – Respect Our Right”, me të cilët janë trajtuar edhe prioritetet e fëmijëve, për t’i ngritur ato si kërkesa drejtuar Komunës në debatet për planifikimin e buxhetit. E njëra prej kërkesave ka qenë që të ndahet me një kod të veçantë një buxhet për fëmijët nga të gjitha drejtoritë komunale.

Teuta Uka nga OJQ “Syri i vizionit”, e angazhuar me programet për fëmijë, e konsideron shumë të nevojshme që Komuna të ndajë një buxhet të veçantë për fëmijët.

Të ngjashme