Demokracia Plus (D+) dhe Qendra për Avokim dhe Kulturë Demokratike (ACDC) në bashkëpunim me programin e USAID për Fuqizim të Sistemit të Drejtësisë (USAID/JSSP) organizojnë konferencën në cilën do të shpalosen rezultatet e Anketës me përdoruesit e shërbimeve të gjykatave.
Raportet paraqesin të gjeturat nga anketa me përdorues të gjykatave. Kjo anketë ka mbledhur të dhëna mbi përvojat e qytetarëve dhe avokatëve me shërbimet që kanë të bëjnë me qasjen në informata, efikasitetin, gjuhën e përdorur dhe shkallën e korrupsionit.
Pjesëmarrës të kësaj tryeze do të jenë përfaqësues të USAID në Kosovë, Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), kryetarë të gjykatave themelore, avokatë, pjesëtarë të organizatave të shoqërisë civile etj.