Shpend Ahmeti thotë se shifra e të vdekurve nga Covid është bilanc lufte

Prishtinë | 28 Gus 2021 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas rasteve të fundit dhe viktimave të shënuar nga Covid-19 në Kosovë.

Ahmeti thotë se shifra e të vdekurve sot nga koronavirusi është bilanc lufte, ndërsa ka kërkuar nga qeveria dhe opozita që të kthejllen. Ai thotë se ky është bilanc lufte.

“Numri i viktimave ende po diskutohet si hendikep për VV për zgjedhje lokale. Nuk është çështje fushate më. Ky është bilanc lufte. Gjendja e jashtëzakonshme duhet të trajtohet si e tillë. 18 viktima nuk është statistikë. Qeveri e opozitë – kthjelluni!”.

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10161295899282166

Të ngjashme