Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thumbuar Vetëvendosjen për punësimet familjare të eksponentëve politikë në qeveri, për të cilat kanë raportuar mediat.
Ahmeti tha se vëllai i tij nuk punon që tri-katër vjet. Pos tij, Ahmeti ka përmendur edhe familjarë të tjerë.
“Tash po ia përmendin VV-së keni thonë që familjet i keni vec për dasma…”, ka filluar Ahmeti.
“Unë i kam katër dajë, gjashtë teze, tri halla, pesë axhallarë. Vëllau im nuk punon që tri-katër vjet, nëna ime është pensionuar, gruaja jem poashtu. Qysh ka ndodhur kjo? Ndodh vetë apo s’kemi leju”, është shprehur Ahmeti, në emisionin DPT te Fidani në T7.
Shpend Ahmeti është kryetar i Prishtinës që dy mandate. E në zgjedhjet e fundit Ahmeti ka vendosur të mos kandidojë.
Në Prishtinë fitoi VV-ja me Arben Vitinë, ku shkoi në balotazh me LDK-në me Përparim Ramën.
Rundi i dytë i zgjedhjeve lokale që do të zhvillohen me 14 nëntor, do të përcaktojë se kush do të qeverisë Prishtinën në katër vitet e ardhshme.