Shpend Ahmeti tregon se kur do të nisë dhe pse po vonon faza e tretë e dezinfektimit

Prishtinë | 08 Kor 2018 | 13:22 | Nga

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar se dy valë të dezinfektimit të qytetit kanë përfunduar dhe se edhe katër të tjera kanë mbetur të kryhen.

“Mirëpo, kur ka të reshura efekti është minimal. Valën e tretë ende nuk po e fillojmë sepse deri të merkurën pritet të ketë shi”, ka thënë Ahmeti.

“Në momentin kur kemi së paku një periudhë dyditore pa shi, Komuna fillon menjëherë valën e tretë sepse përndryshe efekti i dezinfektimit është i pavërejtshëm”, ka shkruar ai në Facebook.

“Krejt regjioni ku ka shi si këtë sezonë po ballafaqohet me të njëjtin problem. Komuna e Prishtinës përmes drejtorisë së shëndetësisë do te ju mbaj të informuar për oraret”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme