Shpërthen dhuna në protestat e Barcelonës

Prishtinë | 19 Tet 2019 | 08:41 | Nga Ekonomia Online

Katalonja e ka përjetuar natën e pestë me radhë të kryengritjeve të premten pasi në Barcelonë shpërtheu dhuna mes protestuesve dhe policëve. Kjo ndodhi pas një proteste paqësore që u mbajt gjatë ditës, në të cilën morën pjesë më shumë se 500 mijë njerëz. Ata e kundërshtuan dënimin e politikanëve katalonas që e shpallën pavarësinë e rajonit para dy vjetësh.

Të premten kishte përleshje në Via Laietana, afër stacionit qendror të policisë spanjolle. Tymi i zi u ngrit në qiellin e qytetit pasi protestuesit ua vunë flakën shportave të mbeturinave dhe një kioske të gazetave. Mijëra njerëz u dëgjuan duke brohoritur: “Rrugët gjithmonë do të jenë tonat”.

Katër orë pas fillimit të përleshjeve të vogla, rruga “Via Laietana” ishte një fushëbetejë e mbushur me rrënoja. Policia e pati të vështirë ta kontrollojë situatën, ndonëse përdori plumba gome, gaz lotsjellës dhe një kamion me ujë.

Protestuesit më pas u shpërndanë në rrugë të tjera dhe vendosë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme