Shpërthen gazi në minierën e Martaneshit në Shqipëri: 6 minatorë të lënduar, një në gjendje të rëndë

Prishtinë | 11 Maj 2021 | 14:02 | Nga Ekonomia Online

Në minierën e kromit në Martanesh ka ndodhur një ngjarje e rëndë e cila për pak rezultoi në tragjedi.

6 minatorë kanë mbetur të lënduar, ndërkohë që njëri prej tyre është në gjendje të rëndë dhe është nisur me helikopter ushtarak drejt Tiranës.

Të gjithë kanë minatorët e bllokuar fillimisht në minierë tashmë janë jashtë saj. Gjendja e tyre shëndetësore paraqitet të jetë e stabilizuar.

Në momentin e shpërthimit të gazit kanë qenë duke punuar në minierë rreth 20 minatorë.

Të ngjashme