Shpërthen sërish gypi kryesor i ujësjellësit të Prishtinës (FOTO)

Prishtinë | 15 Gus 2017 | 12:44 | Nga

Ka shpërthyer sërish për të satën here gypi kryesor i ujësjellësit në rrugën “Demir Vitia” (ish rr. Edmond Hoxha”), tek Kacallarët, lagjja Dodona, në Prishtinë.
Uji me sasi te mëdha ka vërshuar rrugën dhe që nga furra e njohur “Rekord” e më tej lartë qytetarët kanë vështirësi të ecin për shkak të sasisë së madhe të ujit që po derdhet.

Gypi e ujësjellësit kanë shpërthyer sërish si shkak i kalimit te kamionëve dhe eskavatorëve te tonazhit te lartë, në këtë lagje ku aktualisht kanë filluar nisa disa ndërtime të larta.

Autoritetet e ujësjellesit Prishtina ende nuk kane ndërmarrë masa te evitojnë këto dy shpërthime gypash.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme